Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Shkollës së Menaxhimit dhe Administratës Publike (ShAMP), Universiteti i Pretorias, Afrikë e Jugut.
Pristina
Në një ceremoni virtuale, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Shkollës së Menaxhimit dhe Administratës Publike (ShAMP) të Universitetit të Pretorias në Afrikën e Jugut.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, Drejtoresha e IKAP, znj. Lule Isufi, Drejtoresha e ShAMP, znj. Gerda Van Dijk, dhe Zv. Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Menaxhmentit, z. Theuns Steyn, ishin pjesëmarrës të kësaj ceremonie.
Ky bashkëpunim do të sigurojë një kornizë të përgjithshme për IKAP dhe ShAMP për të promovuar aktivitetet e përbashkëta dhe programet e trajnimit, për të ndërtuar komunitete praktike në fushën e administratës publike, qeverisjes dhe ndërtimit të kapaciteteve, ndër të tjera duke drejtuar aktivitetet e përbashkëta në dobi të nëpunësve civilë nga të dyja vendet.