Njoftim për media

Prishtinë
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se: U.D ministri, z. Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin që të shtyhet deri në 30 qershor 2020 afati për dorëzimin e raporteve për raportim financiar dhe të veprimtarisë për OJQ-të me status për përfitim publik, i përcaktuar në paragarafin 1 të nenit 38 të Ligjit Nr. 06/L- 043 për lirinë e asocimit në Organizata Joqeveritare.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.
Vendimi hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Skedarët për shkarkim