Komunikatë për media
Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram, ka pritur sot në takim këshilltarin e lartë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX, z. Alan Willson dhe Përfaqësuesen nga Programi i Ambasadës Amerikane EXBS, znj. Shpresa Kusari.
Takimi kishte kryesisht karakter të përcaktimit të objektivave konkrete dhe shfrytëzimin maksimal të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në parandalimin e dukurive dhe aktiviteteve kriminale, si në kufi ashtu edhe në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi z. Willson theksoi se “Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës”.
Të pranishmit në këtë takim, bashkërisht potencuan rolin dhe rëndësinë që ka kjo Qendër në ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.