Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Institutit për Administratë Publike të Kosovës dhe Istitutit Frankofon për Administratë dhe Menaxhment

Prishtinë

U nënshkrua një Memorandum i Bashkëpunimit mes Zëvëndës Ministrit të MPB-së, z. Bardhyl Dobrës, drejtores së Institutit të Kosovës për Administratë Publike, znj. Lule Isufi, dhe drejtorit të Institutit Frankofon të Administratës dhe Menaxhmentit, z. Nicolas Mainetti.

Bashkë u dakorduan për të promovuar aktivitete të përbashkëta, programe trajnimesh, për të ndërtuar komunitete praktike në fushën e administratës publike, qeverisjes dhe ngritjes së kapaciteteve. Një nga aktivitetet e para të këtij bashkëpunimi do të jetë pjesëmarrja aktive e shkollës EFSAM në konferencën për administratë publike "KosovaPAR2024" përmes një paneli frankofon.


Memorandumi i nënshkruar shënon një kompromis për të promovuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të dy institucioneve dhe për të përfituar nga përvojat dhe ekspertizat e njëri-tjetrit në fushën e administratës publike, qeverisjes, ngritjes së kapaciteteve.