Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë Bela Bozsik

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, z. Bela Bozsik i cili deri në emërimin e tij ka shërbyer si Zëvëndësambasador.

Ministri Sveçla e njofoi ambasadorin Bozsik pwr prioritetet dhe angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes së cilave synojmë sundim të rendit dhe ligjit, siguri e shërbime efikase në vendin tonë dhe për qytetarët tanë.

Ambasadori Bozsik shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.

Ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Bozsik për angazhimin e tij të vazhdueshëm në detyrën e mëparshme si dhe i uroi suksese në pozitën e re.