Zëvendësministri Dobra priti në takim student nga Italia dhe Austria

Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra priti në takim studentë nga më shumë se 15 shtete të ndryshme të botës të cilët po ndjekin studimet e nivelit master në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë.  

Në këtë takim studentët patën mundësinë t’i dëgjojnë të arriturat e MPB-së dhe gjendjen aktuale në fushën që e mbulon kjo ministri, për të cilat nuk ngurruan edhe t'i parashtrojnë edhe pyetje.   

Zëvendësministri Dobra ndër të tjera theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në mënyrë të palëkundur në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, migrimit ilegal dhe çdo aktiviteti të paligjshëm që rrezikon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.  

Temë e diskutimit gjithashtu ishin edhe të arriturat tjera si: Korniza dhe politikat strategjike, bashkëpunimi ndërkombëtar, reforma në administratën publike, siguria publike etj.