MPB do të lansojë Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

Prishtinë

 

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një konference do të bëj lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit.

 

Në këtë konferencë detaje rreth kësaj baze shumë të rëndësishme, e cila bëhet për herë të parë në Kosovë, do të japë Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani.

 

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës në Kosovës, zyrtarë nga zyra e Bashkimit Evropian që merren me ani-trafikim, si dhe zyrtarë të lartë të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

 

Ceremonia do të mbahet nesër, 24 nëntor 2023 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë dhe fillon në ora 10:00.

 

Ftohen mediat të marrin pjesë.