Grupi punues është duke e hartuar Strategjinë e re Shtetërore kundër Narkotikëve

Prishtinë


Ministria e Punëve të  Brendshme, po mban  punëtorinë e radhës me Grupin Punues për Hartimin e Strategjisë së re (2023-2028) dhe Planit të Veprimit kundër narkotikëve.

 

Gjatë kësaj punëtorie po punohet në vendosjen e aktiviteteve nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse të grupit kundër drogave për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.

 

Strategjia e ardhshme do të ketë objektiva dhe aktivitete qe janë në përputhje me strategjinë e BE-së, duke u bazuar në situatën aktuale që kemi në Republikën e Kosovës.

 

Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se kjo strategji ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për një shoqëri të shëndetshme duke parandaluar përdorimin e narkotikëve, minimizuar dëmet, si dhe pamundësuar trafikimin dhe  kultivimin e narkotikëve dhe substancave tjera psikoaktive në të gjithë territorin tonë.

Punëtoria është mbështetur nga projekti HAPE,  që është i financuar nga BE-ja dhe është duke u implementuar nga Ministria e Brendshme e Italisë, Ministria e Brendshme e Francës dhe Policia Federale e Belgjikës