Në MPB u mbajt takimi për krijimin e një PSO-je për asgjësimin e sigurtë të substancave narkotike dhe psikotrope

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur një takim lidhur me hartimin e një Procedure Standarde të Operimit . Kjo PSO synon të krijojë një procedurë gjithëpërfshirëse për asgjësimin e sigurt dhe ligjor të substancave narkotike dhe psikotrope të konfiskuara.

Në këtë takim u theksua se asgjësimi i substancave të konfiskuara luan një rol kryesor në pengimin e abuzimit dhe pastrimit të materialeve të tilla nga individë apo organizata kriminale.

Të pranishmit vlerësuan se një proces i duhur i asgjësimit zvogëlon rrezikun e ri-hyrjes në qarkun e paligjshëm, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e rendit publik dhe minimizimin e kërcënimeve të mundshme për shëndetin dhe sigurinë e shoqërisë.

Qëllimi kryesor i kësaj PSO është të përcaktojë në mënyrë të qartë përgjegjësitë e secilës palë të përfshirë në të gjithë procesin e asgjësimit. Ky përkufizim i saktë siguron që çdo hap të planifikohet, ekzekutohet dhe dokumentohet me përpikëri nga individë të kualifikuar.