Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu

Prishtinë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Svela priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu.


Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë e cila vijon të jetë e qetë dhe për tema që mbulojnë fushat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Sveçla e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë gjithë mandatit të tij z. De Riu, dhe theksoi se me Italinë gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer duke qenë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona.