Nga sot terminet për vula apostile verifikuese duhet të bëhen online

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

Të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: këtu

Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.