Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Kreshnik Gashi kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe AKI-së.
Ky Memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të sigurisë të Republikës së Kosovës dhe përbënë avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional.
Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë Memorandum përfshinë lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të këtyre dy institucioneve me qëllim të rritjes së mbështetjes së ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare.