Misioni i OSBE-së në Kosovë dhuron donacion pajisje për Divizionin për Komunikim me Publikun të MPB-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, në veçanti ndaj Divizionit për Komunikim me Publikun, ka dhuruar pajisje për nevojat e këtij divizioni.
Në kuadër të këtij donacioni janë: kompjuter, laptop dhe një telefon mobil, që do të përdorën nga Zyrtarët për Media të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të punës dhe të aktiviteteve për të bërë transparente punën e MPB-së.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, falënderon Misionin e OSBE-së në Kosovë për këtë mbështetje, që do ta bënë më të lehtë punën e përditshme të zyrtarëve për media.
Kujtojmë se Divizioni për Komunikim me Publikun i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vite me radhë mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve, gjithmonë në fokus të përshtatjes së ndryshime që po ndodhin në fushën e mediave.
Faleminderit shumë OSBE, misioni në Kosovë.