Telegram ngushëllimi i ministrit Sveçla për aksidentin tragjik në Bullgari
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski.
Telegrami i plotë i Ministrit Sveçla:
Shkëlqësia Juaj,
Ministër, z. Oliver Spasovski,
Me pikëllim të madh pranuam lajmin e aksidentit tragjik të ndodhur në Republikën e Bullgarisë nga ku humbën jetën dhjetëra qytetarë tuaj e u lënduan shumë të tjerë.
Në raste të tilla si kjo dhimbja është e pa përshkueshme, por duke qëndruar si shtete krah njëra tjetrës ajo bëhet më e përballueshme.
Pranoni ngushëllimet tona për jetët e humbura dhe shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të lënduarve.
Më lejoni që si Ministër i Punëve të Brendshme, në emër të gjithë zyrtarëve që i përfaqësoj, të shprehë gatishmërinë time të plotë për ndihmë me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
Mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me të gjithë qytetarët tuaj të prekur nga kjo tragjedi.
Me pikëllim,
Xhelal Sveçla
Ministër i Punëve të Brendshme
Republika e Kosovës.