Ministri Sveçla priti në takim drejtorin e NATO-Advisory and Liaison Team (NALT), General Jörg RÜTER
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim, Drejtorin e NATO-Advisory and Liaison Team (NALT), General Jörg RÜTER, me të cilin biseduan në përgjithësi për situatën e sigurisë në Kosovë.
Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi Gjeneralin RÜTER për prioritet e tij si ministër i MPB-së, sa i përket sektorit të sigurisë, në fokus të cilit do të jetë luftimi i krimit të organizuar, si një faktor që ndikon drejtpërdrejtë në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin RÜTER për rolin e NALT në mbështetje të institucioneve të sigurisë si dhe u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve të përbashkëta, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.