1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për
Menaxhimin e Kontratave janë:
- Merr pjesë dhe monitoron gjatë administrimit të
procedurave të prokurimit në të gjitha hapat deri në përgatitjen e kontratës,
pa të drejtë ndërhyrjeje në këto procedura;
- Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të
tenderit e njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm se janë zbatuar të
gjitha procedurat e prokurimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
- Ndërmerr aktivitetet të monitorimit në aspektin e
zbatimit të legjislacionit në fuqi të Prokurimit Publik për të siguruar që dispozitat
e kontratës ushtrohen në mënyrë efektive sa i përket dorëzimit në kohë dhe mënyrë korrekte.
- Në bashkëpunim të ngushtë me njësitet kërkuese në
kuadër të MPB-së monitoron hartimin e planit të për menaxhimin e kontratave
duke përfshirë çështjet e aspekteve organizative, ekonomike, teknike dhe
ligjore, ekipet e menaxhimit të projekteve, rishikimi e ekzekutimit të kontratës, protokollet për dorëzimin e
pajisjeve të autorizuara, dialogun e rregullt me kontraktuesit, përdorimin e
standardeve korrekte të cilësisë, menaxhimin e pagesave / kërkesave, procedurat
e ankesave, mjetet e kontrollit të specifikuar në kontratë, dhe sigurimin e
ekzekutimit për defekte / korrigjim;
- Në bashkëpunim të ngushtë me njësitin kërkues
monitoron përcaktimin e procedurave për inspektimin e vendit të punimeve,
materialeve dhe të objekteve të prodhimit, sigurimin e dorëzimit efektiv,
ruajtjen dhe sigurinë e artikujve të përfshirë në kontratë, dhe variacionet /
ndryshimet;
- Analizon dhe monitoron kontratat me vlerë të
mesme dhe të lartë (kontrata shumëvjeçare) për të gjitha departamentet dhe
agjencitë ekzekutive në kuadër të MPB-së;
- Bashkëpunon ngushtë me të gjitha agjencitë
ekzekutive në kuadër të MBP-së lidhur me zbatimin e kontratave me vlerë të
mesme dhe të lartë siç parashihet me Ligjin për Prokurimin Publik;
- Përpilon raport lidhur me mbarëvajtjen e
kontratës dhe cilësinë e shërbimeve, furinizimeve dhe punëve, pas përmbylljes
së kontratës dhe gjatë periudhës së garancionit për Sekretarin e
Përgjithshëm.
- Bashkëpunon me agjencitë ekzekutive të MPB-së më
qëllim të prezantimit të praktikave më të mira për Menaxhim të Rrezikut;
- Në
bashkëpunim me departamentet dhe agjencitë ekzekutive të MBP-së mbledh
të dhëna nga burime të shumta për prezantimin e opsioneve për shërbimet
para shpalljes së njoftimit për
kontrat(tender);
- Në
bashkëpunim me Departamentin e Prokurimit dhe njësitë kërkuese shqyrton
informacionet teknike dhe hartimin e
raporteve të detajuara për prezantime dhe vlerësime që përfshijnë
kontratat specifike;
- Përcjell afatet dhe cilësinë e ekzekutimit të
kontratave në bashkëpunim me njësitë kërkuese;
2. Divizioni për Menaxhimin e Kontratave ka mandat
këshilldhënës dhe monitorues në procedurën e aktiviteteve të prokurimit publik
dhe nuk ka përgjegjësi të miratoj apo refuzoj projektet e agjencive ekzekutive
apo departamenteve të MPB-së.
3. Udhëheqësi i
Divizionit për Menaxhimin e Kontratave raporton tek Sekretari i
Përgjithshëm.
4. Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhim të
Kontratave është tre (3).
Kimete SHAQIRI-REXHEPI
Udhëheqës I Divizionit për Menaxhimin e Kontratave
Ministria e Punëve të Brendshme
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel:
+383 38 200 19 817
E-mail: kimete.sh.rexhepi@
rks-gov.net