Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë:

  • Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
  • Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
  • Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire;
  • Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarsimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
  • Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  • Divizioni për Integrim Evropian;
  • Divizioni për Koordinim të Politikave.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është tetë (8).  


Merita Vidishiqi
u.d. Drejtor

Tel: +383 (0) 38 521 254
E-mail: merita.vidishiqi@rks-gov.net