1. DRPR funksionon në kuadër të MPB-së dhe është organ përgjegjës për menaxhimin e riintegrimit e personave të riatdhesuar.
2. DRPR është përgjegjës për:
- Hartimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
- Përgatitjen e udhëzuesve për procedurat e riintegrimit, si dhe të përgatis dhe lëshoj udhëzime për autoritetet lokale;
- Monitorimin e zbatimit të programit për riintegrim;
- Krijimin e mekanizmave efikas për mbledhjen, raportimin dhe shpërndarjen e informatave ndërmjet administratës qendrore dhe lokale;
- Përgatijen dhe shpërndarjen e materialeve informuese për komunat dhe personat e riatdhesuar;
- Përgatitjen e planit të trajnimeve për autoritetet komunale në fushën e riintegrimit;
- Bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat vendore dhe ndërkombëtare lidhur me riintegrimin e personave të riatdhesuar;
- Mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemit për menaxhimin e rasteve (SMR);
- Sigurimin e shërbimeve të sekretariatit për KQR dhe KA.
3. Përmes zyrtarëve të vendosur në zyrën e ANP organizon:
- Pritjen e personave të riatdhesuar;
- Njoftimin e tyre për mundësitë e përfitimit;
- Vlerësimin e nevojave emergjente, dhe
- Sigurimin e shërbimeve të transportit në rast nevoje.
4. Përmes koordinatorëve rajonalë është përgjegjës për:
- Koordinimin e procesit të riintegrimit me nivelin lokal;
- Monitorimin e zbatimit të vendimeve të nivelit qendror dhe lokal për rajonin përkatës;
- Verifikimin e rasteve në teren në bashkëpunim me komunat përkatëse.
5. Qendra për strehim të përkohshëm menaxhohet nga DRPR dhe shërben për strehimin e personave të riatdhesuar deri në shtatë ditë dhe siguron shërbimet tjera elementare si ushqim dhe trajtim mjekësor në rast nevoje.
U.D. Drejtor i Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar
Kushtrim Nreci
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 19 810
Email: kushtrim.nreci@
rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë