Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM)

1. DSHAM, udhëhiqet nga drejtori dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Mbledh, analizon dhe vlerëson statistikat, informatat dhe rrjedhën e informatave në  fushat përkatëse të aktiviteteve;
  • Harton politikat, strategjitë, planet e veprimit dhe siguron koordinim  të ngushtë me institucionet dhe organizatat tjera përkatëse;
  • Zhvillon direktiva administrative, procedurale dhe udhëzime operacionale në bashkëpunim me Departamentin Ligjor;
  • Kontribuon në përpunimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushat përkatëse;
  • Shqyrton dhe vendos për aplikimet për shtetësi dhe vendos rastet e privimit;
  • Shqyrton dhe vendos për aplikimet për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare;
  • Mbikëqyr dhe menaxhon Qendrën e Azilit për strehimin e azilkërkuesve;
  • Ndihmon dhe lehtëson integrimin e refugjatëve në shoqërinë e Republikës së Kosovës;
  • Shqyrton aplikimet për leje të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës;
  • Mbikëqyr Qendrën e Mbajtjes për të Huaj;
  • Shqyrton kërkesat e kthimit të të huajve në vendin e kthimit;
  • Shqyrton kërkesat mbi ripranim në Republikën e Kosovës;
  • Koordinon dhe bashkëpunon me ministritë dhe komunat përkatëse në lidhje me personat e ripranuar;

2. DSHAM  është i organizuar në këto divizione:

  • Divizioni për Shtetësi;
  • Divizioni për Azil;
  • Divizioni për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi;
  • Divizioni për Ripranim;
  • Divizioni për Planifikim, Strategji dhe Statistika;
  • Qendra për Azilkërkues dhe
  • Qendra e Mbajtjes për të Huaj;


Valon Krasniqi
Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net  
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë