Procedurat për fitimin e shtetësisë së Kosovës

Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohen e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës.

Regjistrimi i Shtetësisë ku vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i njëjte, behet sipas detyrës zyrtare nga Zyrtari i Gjendjes Civile ne komunën përkatëse. Regjistrimi i Shtetësisë se fëmijës kur vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i ndryshëm behet ne vendbanimin e prindërve me kërkesën e palës (prindërit apo kujdestaret).

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.


Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindërit me shtetësi tjetër i vërtetuar ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 14 vjeçare. 

Kërkese duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/.

Ne rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.

Ne rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit te Republikës se Kosovës ndërsa prindërit e ti kane shtetësi tjetër por kane leje qëndrimit te vlefshëm ne Republikën e Kosovës, fëmija mund te fitoj shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e te dy prindërve.

Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Kopjet e dokumenteve te identifikimit dhe dëshmi e vlefshme te qëndrimit ne Republikën e Kosovës për te dy prindërit.
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.

Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
  • Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
  • Dëshmi e lejes se përhershëm te qëndrimit për 5 vite
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
  • Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij
  • Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosoves. Si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës
  • Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
  • Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro.

Kërkesa e personit te huaj i cili është bashkëshort i shtetasit te Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

  • Kërkesës duhet bashkangjitur:
  • Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
  • Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosoves. Si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës
  • Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
  • Dokument i vlefshëm identifikimi.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro

Fëmija i mitur nen moshën 18 vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim ne baze te natyralizimit te prindërve te tij. Parashtrimi i kërkese për te miturin duhet ti bashkëngjitet kërkesës për natyralizim te prindit dhe te parashtrohet nga prindi i ti apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile ne komunën ku banon parashtruese i kërkesës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Dokumente zyrtare te vlefshme te prindërve, te cilët dëshmohet identiteti i tyre
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
  • Taksa administrative ne shume prej 50 euro.

Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.

 

Parashtrimi i kërkesave për fitim dhe ri-fitimi të shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e të cilës parashtruesi e ka vendbanimin. (Shtojca 1 Gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile).

Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart).

 

•             Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat e moshës madhore janë:

1.            Certifikata e lindjes;

2.            Kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës;

3.            Dëshmia nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore;

4.            Dëshmia që nuk ka dosje penale (e lëshuar nga Policia e Kosovës), dëshmia që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës), si dhe nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më e vjetër se 6 muaj;

5.            Dëshmia se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat sociale;

6.            Deklarata nën betim me shkrim me të cilën pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës sipas shtojcës 3 (Gjendet ne Zyrën e Gjendjes Civile apo përfaqësinë diplomatik dhe konsullor).

•             Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

•             Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së, dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Vërejtje: Për dokumentacionin që lëshohet nga Republikës e Kosovës dhe shteti Gjemani nuk aplikohen vulat apostile apo verifikues.

 

 

•             Dokumentet e nevojshme për personat nën moshën 18 vjeçare janë:

1.            Certifikata e lindjes;

2.            Kopja e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë;

3.            Dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për të dy prindërit;

4.            Pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri;

5.            Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve;

7.            Pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet sipas shtojcës 2; (Gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile apo përfaqësinë diplomatik dhe konsullor).

•             Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

•             Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së, dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

 

•             Vërejtje: Për dokumentacionin që lëshohet nga Republika e Kosovës dhe shteti Gjerman nuk aplikohen vulat apostile apo verifikuese.

Afati për Shqyrtimin i kërkesës:

•             Ministria e Punëve të Brendshëm, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimi të kërkesës brenda Afati ligjore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh nxjerr vendim.

 

Udhëzime shtese:

 

•             Në rastet kur Parashtrimi i kërkesave bëhet në zyrën komunale të Gjendjes Civile- vendimi për ri-fitimi të shtetësisë tërhiqet në MPB-Prishtinë.

•             Në rastet kur Parashtrimi i kërkesave bëhet në përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, vendimi për ri-fitimi të shtetësisë tërhiqet në po të njëjtën përfaqësi diplomatik dhe konsullore.

•             Taksa administrative me vendim të ministri është e përcaktuar 00.00

 

Përfundimi i Procedurës:

 

•             Pas tërheqjes se vendimit palat janë të obliguar të paraqesin vendimin në zyrën e Gjendjes Civile  ku parashtruesi e ka vendbanimin apo ne përfaqësinë diplomatike apo konsullatë për të përfunduar procedurën e regjistrimin në regjistrin e shtetasve.

 

Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës qe kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit te kërkese. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle tek organi kompetent. Ne baze te kërkesës nëpunësit konsullor mund te ndihmojnë Ministrin e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive qe kane te bëjnë me kërkesën, ne pajtim me kompetencat e tyre qe dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave te përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.