Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Ministri Sveçla vlerësoi lartë rolin aktiv të Ambasadorit Davenport përgjatë mandatit të tij dhe veçanërisht e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në zhvillimin dhe avansimin e kapaciteteve të saj dhe të agjencive të saj ekzekutive.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese Ambasadorit Daveport në angazhimet e tij të mëtutjeshme.