Në 85 vjetorin e vdekjes ministri Sveçla nderon themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë, së bashku me ambasadorin Agon  Vrenezi dhe delegacionin e Kosovës, në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta, nderuan themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, duke vendosur kurorë lulesh në Mauzoleun e tij.

Në këtë vizitë ministri Sveçla ka shprehur respektin për vizionin dhe udhëheqjen e Ataturkut në themelimin e Turqisë, si dhe për rolin e tij të pakontestueshëm në promovimin e reformave thelbësore dhe vlerave të qëndrueshme.

 

Ministri Sveçla ka theksuar se trashëgimia e Ataturkut mbetet një burim i palëkundur frymëzimi, që drejton botën demokratike drejt një të ardhme të bazuar në parimet e paqes dhe përparimit për të gjithë.