Njoftim për media

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se referuar situatës së krijuar me vonesat e pajisjeve me dokumente personale, kryesisht mungesën e pasaportave, Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

 

Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit. 

 

Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë materialin e nevojshëm duke mundësuar kështu prodhimin dhe furnizimin me dokumente personale brenda afateve dhe pa vonesa andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve rreth situatës së krijuar.

 

Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftoj opinionin publik sapo të furnizohemi me sasinë e mjaftueshme të materialit bazë për personalizim të dokumenteve.


Skedarët për shkarkim