Ministri Sveçla takoi Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka

Prishtinë


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), znj. Anna Rostocka.

Me këtë rast, znj. Rostocka e uroi Ministrin Sveçla për riemërimin e tij, duke theksuar vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe IOM-it.

Gjatë takimit, Ministri Sveçla prezantoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, me theks të veçantë në fushat e menaxhimit të migrimit, riintegrimit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, të cilat përbëjnë njëkohësisht fusha me interes të përbashkët me IOM-in. Në këtë kontekst, u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit përmes angazhimeve konkrete.

Në përmbyllje, palët riafirmuan përkushtimin për avancimin e partneritetit të ndërsjellë, në funksion të adresimit të sfidave të migrimit dhe promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme në përputhje me standardet ndërkombëtare.


Skedarët për shkarkim