Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë
Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit të Regjistrimit Civil, Jetmir Haziri dhe Ardita Baraku Drejtoreshë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi:
Kjo marrëveshje mundëson verifikimin dhe plotësimin automatik të të dhënave themelore të personave, me qëllim të identifikimit të saktë të subjektit të të dhënave dhe administrimit të procedurave përkatëse në kuadër të Sistemit të Librezave Sanitare.
Përdorimi i të dhënave do të realizohet duke garantuar gjithmonë respektimin e parimeve të ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe minimizimit të të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.