Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz.

 

Në takimin pas formimit të qeverisë së re z. Dietz e uroi ministrin Sveçla për mandatin e ri duke vlerësuar bashkëpunimin por edhe progresin e arritur të vendit tonë në fushën e sigurisë.

 

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale me fokus në projekte me interes të përbashkët për të dy vendet tona.

 

Ministri Sveçla falënderoi z. Dietz për mbështetjen e dhënë dhe për gatishmërinë që të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në realizimin e prioriteteve të saj.


Skedarët për shkarkim