Po mbahet punëtoria për forcimin e rolit strategjik të Njësive të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Prishtinë
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me SIGMA-n, po mban sot punëtorinë e radhës në kuadër të ciklit të takimeve që synojnë forcimin e rolit të Njësive të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (NjMBNj) si partnerë strategjikë në administratën publike.
Punëtoria u hap me fjalën hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Genc Metaj, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të NjMBNj-ve dhe rolin e tyre në mbështetjen e reformave në shërbimin civil.
Fokus i veçantë i kësaj punëtorie janë modulet e reja të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNj). Gjatë takimit po zhvillohen diskutime interaktive mbi sfidat praktike të përdorimit të sistemit, si dhe mbi mundësitë për përmirësimin e proceseve të punës së përditshme përmes digjitalizimit.
Pjesë e punëtorisë janë edhe përfaqësuesi nga SIGMA, z. Lech Marcinkowski, Këshilltar i Lartë i Politikave dhe Udhëheqës i Ekipit për Shërbimin Publik dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, si dhe z. Marek Ilves, Shef i Departamentit për Zhvillimin e Sistemeve të Informacionit në Qendrën Shtetërore për Shërbime të Përbashkëta të Estonisë, të cilët po prezantojnë praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe digjitalizimit të administratës publike.
Kjo punëtori është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të NjMBNj-ve dhe përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet publike, duke kontribuar në një administratë më efikase, transparente, profesionale dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve.
Skedarët për shkarkim
- 2ffd6bb0-a1ca-4b70-a255-4eb1b7c46d83.jpg
- 7a4e4c13-ad57-4200-abc6-fdcc4ebacced.jpg
- 13f8c495-efba-43a7-9d4a-75a2f8fa6361 (1).jpg
- 65d44f63-a73a-4355-84f6-10fca52593f7.jpg
- 95a492e4-8173-4fc3-9f81-3d20c6ce2f40.jpg
- 777bcdf4-321d-4cdd-be3e-f688086a0643.jpg
- d688abc7-06e0-4608-8e9c-57861c760ceb.jpg
- e94dac5f-1239-4c58-bb3b-a5ab4fd37c27 (1).jpg
- e94dac5f-1239-4c58-bb3b-a5ab4fd37c27.jpg
- f9a8f267-0327-4d2f-b790-8a272d217766.jpg
- f030eec5-c179-4d99-b328-65393ff2689b.jpg
- e94dac5f-1239-4c58-bb3b-a5ab4fd37c27 (1).jpg