MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME PUBLIKON MATERIALE INFORMUESE LIDHUR ME ZBATIMIN E LIGJIT PËR TË HUAJT

Prishtinë

Në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe sigurimin e udhëzimeve të qarta lidhur me kërkesat/obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se:

Janë publikuar dokumentet/materialet informuese lidhur me kriteret që të huajt duhet të përmbushin dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë me rastin e parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.

Të gjitha dokumentet me informatat për kriteret dhe lista kontrolluese për dokumentet që palët duhet të dorëzojnë me rastin e aplikimit për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Me shume:

https://mpb.rks-gov.net/f/45/Leje-qendrim-i-perkohshem-per-te-huajt

 

https://mpb.rks-gov.net/f/46/Leje-qendrimi-i-perhershem-per-te-huajt

 

Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme

+383(0) 38 521 033

zip-mpb@rks-gov.net


Skedarët për shkarkim