Divizioni i Auditimit të Brendshëm

Misioni

Njësia e Auditimit të Brendshëm, është pjesë strukturore e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila zhvillon veprimtari të planifikuar dhe i raporton Ministrit, duke i dhënë atij garanci relative për eficencën, efektivitetin dhe ekonomicitetin e menaxhimit të burimeve, për sistemet e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e riskut. Njësia e  Auditimit të Brendshëm, këtë mision e realizon duke zbatuar ligjet në fuqi, rregullat e tjera në fushën e procedurave të auditimit, ndjekjen e praktikave më të mira bashkëkohore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të auditimit. Auditimi i Brendshëm ka për qëllim  dhënien e kontributit në përmirësimin e drejtimit, forcimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, si dhe shtimin e vlerës së institucioneve publike, si rrjedhojë në përmirësimin e qeverisjes dhe mbrojtjen e interesave të taksapaguesve.  

Funksionet e auditimit të brendshëm

  1. Planifikon aktivitetet e auditimit në nivel vjetor dhe strategjik.
  2. Realizon shërbime të auditimit të sigurisë sipas planit vjetor për veprimtaritë nën fushën e përgjegjësisë së Ministrit, i raporton rezultatet Ministrit, si dhe titullarit përkatës që mbulon fushën e vënë nën auditim.
  3. Realizon shërbime të auditimit të këshillimit për fushat e kërkuara nga Ministri, duke e ndihmuar atë në marrjen e vendimeve brenda fushës së tij të përgjegjësisë.
  4. Bashkëpunon me palët e audituara, si dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve të auditimit sipas praktikës profesionale të auditimit.
  5. Ndjek zhvillimin teknik të auditimit bashkëkohor për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të auditimit.
  6. Raporton në nivel periodik rezultatet e veprimtarisë audituese, realizimin e planit të auditimit, si dhe përdorimin e burimeve.
  7. Ndjek edukimin e vijueshëm dhe të detyrueshëm, për të siguruar nivelin e duhur profesional të stafit etj.

Bashkim Berisha
Drejtor i Zyrës së Auditimit 
E –mail: Bashkim.Berisha@rks-gov.net
Telefoni kontaktues zyre: 038-521-016 apo 200-19-561