Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë:
1. Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Agjencitë Ekzekutive të MPB-së, të cilat nuk i kanë të themeluara kapacitetet e auditimit të brendshëm në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike;
2. Bën auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;
3. Bashkëpunon me Zyrën Kombëtare të Auditimit, Komitetin e Auditimit të Brendshëm të MPB-së dhe Departamentin Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave;
4.Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të MPB-së dhe ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;
5.Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të MPB-së;
6.Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
7.Hartimi dhe dorëzimi i Planit Strategjik dhe Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për rishikim dhe miratim te udhëheqësi i Subjektit të Sektorit Publik dhe te Komiteti i Auditimit.
8.Hartimi dhe dorëzimi i raporteve periodike dhe vjetore të auditimit të brendshëm;
9.Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Gani Kastrati
Udhëheqës i Njësisë së Auditimit të Brendshëm
E –mail: gani.kastrati@rks-gov.net
Kontakt: 200-19-561