Departamenti për Integrim Evropian, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim të Politikave janë:

 

  1. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë në pajtim me politikat e Qeverisë, duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe proceset tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar;
  2. Koordinon dhe mbështet procesin e zbatimit të standardeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe standardet tjera ndërkombëtare;
  3. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian;
  4. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit vendor me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) me theks të veçantë në Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;
  5. Koordinon dhe planifikon mbështetjen financiare nga fondet e BE-së, fondet bilaterale dhe të organizatave tjera ndërkombëtare, si dhe udhëheq grupet drejtuese apo të ngjashme për mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve;
  6. Ofron mbështetje dhe koordinon vendosjen dhe arritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe monitoron zbatimin e tij në nivel dypalësh dhe shumëpalësh;
  7. Koordinon zhvillimin e politikave dhe dokumenteve strategjike të Ministrisë duke u bazuar në qasjen sektoriale, si dhe në përputhje me prioritetet e Qeverisë, Ministrisë dhe standardet e BE-së;
  8. Koordinon menaxhimin e procesit para dhe pas liberalizimit të vizave.



Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  1. Divizioni për Integrim Evropian;
  2. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
  3. Divizioni për Koordinim të Politikave.


Merita Vidishiqi
u.d. Drejtor

Tel: +383 (0) 38 76 566
E-mail: merita.vidishiqi@rks-gov.net