Departamenti për Siguri Kibernetike dhe Administrim të Sistemeve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Siguri Kibernetike dhe Administrim të Sistemeve janë:

 

  1. Përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për siguri kibernetike në nivel nacional;
  2. Koordinon aktivitetet e sigurisë kibernetike duke përfshirë aktivitetet në rast të incidenteve kibernetike në institucionet publike dhe private;
  3. Përgatit raporte periodike për gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës, të cilat i përcjell tek Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së dhe Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike;
  4. Përgatit politikat për administrim të sistemeve, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve softuerike dhe kujdeset për zbatimin e tyre, njëkohësisht i koordinon ato me institucionet e tjera qeveritare;
  5. Zhvillon projekte të teknologjisë së informacionit që ndërlidhen me sigurinë dhe administrimin e sistemeve për të gjitha departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB- së;
  6. Administron me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit për sistemet e komunikimeve, për departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së duke përfshirë edhe njësitë lokale;
  7. Administron me regjistrat elektronik të departamenteve, zyrave dhe agjencive të MPB-së;
  8. Përfaqëson Republikën e Kosovës në forumet e sigurisë kibernetike.

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  1. Divizioni për Siguri Kibernetike;
  2. Divizioni për Siguri dhe Administrim të Sistemeve;
  3. Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave;
  4. Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve.



Artan Dreshaj
Drejtor i Departamentit për Administrim të Sistemëve dhe Komunikimëve

Email: artan.dreshaj@rks-gov.net  
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

038 200 19 019