Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit
për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve janë:
- Propozon,
harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe legjislacionit në
fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar dhe në fushën e integrimit të
huajve, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare;
-
Monitoron
dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe
integrimit, zbatimin e vendimeve dhe skemave të riintegrimit dhe integrimit në
nivelin qendror dhe lokal;
-
Harton
udhëzues dhe dokumente të nevojshme për sigurimin e procedurave standarde të
riintegrimit dhe integrimit në të gjitha nivelet;
-
Siguron
shërbimet emergjente të personave të riatdhesuar në momentin e arritjes në
PKKK.
-
Siguron
kurset e integrimit dhe masat tjera të integrimit të të huajve në RKS,
organizon dhe vlerëson nivelin e integrimit të të huajve në Republikën e
Kosovës;
-
Pranon
dhe shqyrton ankesat e personave të riatdhesuar kundër vendimeve të Komisioneve
Komunale për Riintegrim dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat e të huajve me
status të mbrojtjes ndërkombëtare;
-
Siguron
vlerësimin dhe verifikimin e nevojave të personave të riatdhesuar dhe të huajve
për mbështetje në procesin e riintegrimit dhe integrimit;
-
Bashkëpunon
dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me të gjitha komunat,
ministritë dhe agjencitë relevante, si dhe organizatat vendore, ndërkombëtare
dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve kthyese në Republikën e Kosovës;
-
Bashkëpunon
me institucionet përgjegjëse dhe ofron mbështetjen e nevojshme për pritjen dhe
riintegrimin e suksesshëm të familjeve të kthyera nga zonat e konfliktit;
-
Siguron
sistem dhe mekanizma efikas për zbatimin e politikave të riintegrimit dhe
integrimit të qëndrueshëm, në të gjitha nivelet dhe krijon sistem dhe mekanizma
efikase për mbledhjen, përpunimin, vlerësimin dhe ndarjen e informatave
ndërmjet institucioneve qendrore, lokale dhe mekanizmave ndërkombëtar;
-
Siguron
regjistrimin e rasteve dhe arkivimin e dosjeve në E-Sistemin për Menaxhimin e
Rasteve (SMR), si dhe është përgjegjës për funksionimin dhe avancimin e SMR;
-
Mbledh,
përpunon dhe analizon të dhënat nga fusha e riintegrimit dhe integrimit nga të
gjithë akterët e përfshirë dhe raporton në baza të rregullta periodike.
Në
kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet dhe qendrat si në vijim:
- Divizioni
për Pranim dhe Akomodim;
-
Divizioni
për Menaxhim Rajonal;
-
Divizioni
për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshëm;
-
Divizioni
për Bashkëpunim me Organizatat Vendore dhe Ndërkombëtare;
-
Qendra
për Akomodim.
U.D. Drejtor i Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar
Kushtrim Nreci
Tel: +383 (0) 38 200 76 730
Centrex: +383 (0) 200 76 730
Email: kushtrim.nreci@
rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë