Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve janë:

 

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe legjislacionit në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar dhe në fushën e integrimit të huajve, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare;
  2. Monitoron dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe integrimit, zbatimin e vendimeve dhe skemave të riintegrimit dhe integrimit në nivelin qendror dhe lokal;
  3. Harton udhëzues dhe dokumente të nevojshme për sigurimin e procedurave standarde të riintegrimit dhe integrimit në të gjitha nivelet;
  4. Siguron shërbimet emergjente të personave të riatdhesuar në momentin e arritjes në PKKK.
  5. Siguron kurset e integrimit dhe masat tjera të integrimit të të huajve në RKS, organizon dhe vlerëson nivelin e integrimit të të huajve në Republikën e Kosovës;
  6. Pranon dhe shqyrton ankesat e personave të riatdhesuar kundër vendimeve të Komisioneve Komunale për Riintegrim dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat e të huajve me status të mbrojtjes ndërkombëtare;
  7. Siguron vlerësimin dhe verifikimin e nevojave të personave të riatdhesuar dhe të huajve për mbështetje në procesin e riintegrimit dhe integrimit;
  8. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me të gjitha komunat, ministritë dhe agjencitë relevante, si dhe organizatat vendore, ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve kthyese në Republikën e Kosovës;
  9. Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse dhe ofron mbështetjen e nevojshme për pritjen dhe riintegrimin e suksesshëm të familjeve të kthyera nga zonat e konfliktit;
  10. Siguron sistem dhe mekanizma efikas për zbatimin e politikave të riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm, në të gjitha nivelet dhe krijon sistem dhe mekanizma efikase për mbledhjen, përpunimin, vlerësimin dhe ndarjen e informatave ndërmjet institucioneve qendrore, lokale dhe mekanizmave ndërkombëtar;
  11. Siguron regjistrimin e rasteve dhe arkivimin e dosjeve në E-Sistemin për Menaxhimin e Rasteve (SMR), si dhe është përgjegjës për funksionimin dhe avancimin e SMR;
  12. Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat nga fusha e riintegrimit dhe integrimit nga të gjithë akterët e përfshirë dhe raporton në baza të rregullta periodike.



Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet dhe qendrat si në vijim:


  1. Divizioni për Pranim dhe Akomodim;
  2. Divizioni për Menaxhim Rajonal;
  3. Divizioni për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshëm;
  4. Divizioni për Bashkëpunim me Organizatat Vendore dhe Ndërkombëtare;
  5. Qendra për Akomodim.


U.D. Drejtor i Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar 
Kushtrim Nreci 

Tel: +383 (0)  38  200 76 730

Centrex: +383 (0)  200 76 730
Email: kushtrim.nreci@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë