DetyratdhepërgjegjësitëeDepartamentitpër Shtetësi,Azil dheMigrimit
janë:
- Propozon, harton dhe siguron
zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive në fushën e migrimit;
-
Propozon fillimin e procedurave për
hartimin e legjislacionit në fushën e migrimit, harton legjislacionin në fjalë,
në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, dhe siguron
zbatimin e tij;
-
Grumbullon, analizon dhe vlerëson të
dhënat në fushën e migrimit, dhe harton raporte;
-
Kontribuon në hartimin dhe zbatimin
e marrëveshjeve bilaterale në fushën e migrimit;
-
Shqyrton dhe vendos lidhur me
kërkesat për fitim dhe lirim të shtetësisë, mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe
qëndrimit të të huajve në Republikën e Kosovës;
-
Mbikëqyr Qendrën për Azil dhe
Qendrën për Mbajtjen e të Huajve;
-
Ofron mbështetje në kthimin e të
huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë;
-
Pranon, shqyrton dhe verifikon
kërkesat për ripranimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, personave të
vendeve të treta apo personave pa shtetësi, dhe paraqet kërkesat për ripranim
me vendet tjera sipas Marrëveshjeve për Ripranim;
-
Jep pëlqimin për lëshimin e vizës me
kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe shqyrton dhe
vendos për kërkesat për vazhdimin e vizës brenda shtetit;
-
Bashkëpunon më Drejtorinë për Migrim
dhe të Huaj në Policinë e Kosovës për parandalimin e migrimit të paligjshëm;
-
Bashkëpunon me organizata vendore,
ndërkombëtare, shtetet kthyese dhe me përfaqësitë e huaja diplomatike në fushën
e migrimit.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesëdivizionetsi vijon:
1. Divizioni për
Shtetësi;
2. Divizioni për Azil;
3. Divizioni për të
Huaj;
4. Divizioni për
Ripranim dhe Kthim;
5. Divizioni për
Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit;
6. Qendra për Azil;
7. Qendra për Mbajtjen e
të Huajve.
Valon Krasniqi, drejtor i DSHAM-it
Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë