Departamenti për Organizata Joqeveritare

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Organizata Joqeveritare janë:

 

  1. Administron politikat që lidhen me regjistrimin, raportimin financiar dhe bashkëpunimin me institucionet relevante dhe OJQ-të;
  2. Pranon, analizon dhe vendosë për kërkesat për regjistrim të OJQ-ve;
  3. Pranon, shqyrton dhe vendosë për kërkesat për status të përfitimit publik (SPP) të OJQ-ve;
  4. Lëshon certifikata për regjistrim dhe SPP të OJQ-ve;
  5. Pranon dhe analizon raportet vjetore mbi pasqyrat financiare të OJQ-ve;
  6. Administron bazën e të dhënave për OJQ-të e regjistruara.

 


Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  1. Divizioni i Regjistrimit të OJQ-ve;
  2. Divizioni i Raportimit Financiar të OJQ-ve.