Detyrat
dhe përgjegjësitë e Departamentit për Reformën
e Administratës Publike janë:
Harton
politikat reformuese të administratës publike në bazë të nevojave dhe gjetjeve
gjatë procesit të raportimit dhe monitorimit;
Identifikon
prioritete që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike (RAP);
Koordinon
dhe kontribuon në zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe planifikuese për
RAP-in, duke përfshirë nevojën për përditësimin e tyre;
Siguron
konsistencën mes dokumenteve strategjike dhe planifikuese për RAP-in, si dhe
pajtueshmërinë e tyre me prioritetet e Qeverisë dhe me dokumentet tjera
strategjike të Qeverisë;
Siguron
që aktivitetet e planifikuara për RAP-in, të përfshihen në dokumentet që kanë
të bëjnë me planifikimin vjetor dhe shumëvjeçar buxhetor dhe me planin vjetor
të punës së Ministrisë dhe të Qeverisë, si dhe me Programin Legjislativ të
Qeverisë;
Analizon
dhe monitoron zbatimin e dokumenteve strategjike për RAP-in;
Përgatit
për Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, raporte lidhur me
zbatimin e dokumenteve strategjike, që kanë të bëjnë me RAP-in;
Mbështet
sistemin e hapjes së të dhënave (open data) dhe organizimin e takimeve të
mekanizmave përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e reformës;
Ndihmon
dhe koordinon planifikimin, programimin, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit
të ndihmës së huaj, në aktivitete që ndihmojnë RAP-in, si dhe përcakton
prioritetet e projekteve që duhet të financohen nga donatorët;
Koordinon
komunikimin me donatorë në fushat e lidhura me strategjinë e RAP-it dhe
aktivitetet në PVRAP-it;
Ndihmon
organizimin e takimeve të Komisionit Ndërministror për RAP, si dhe përgatit të
gjitha materialet, të cilat nevojiten për takimet e Komisionit;
Monitoron
dhe raporton mbi procesin e zbatimit të integritetit dhe etikës në
administratën publike;
Në
kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
Divizioni
për Zhvillimin e Politikave Reformuese;
Divizioni
për Koordinimin, Monitorimin dhe zbatimin e Reformave.