Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë janë:

 

  1. Përgatitja dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave për zyrtarët publikë;
  2. Mbikëqyrja dhe zbatimi i legjislacionit për zyrtarët publikë në institucionet e administratës shtetërore;
  3. Përgatitja dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave për paga për zyrtarët publikë dhe funksionarët publikë;
  4. Përgatitja e opinioneve për çdo projekt- akt të propozuar nga institucionet e tjera, që ka të bëjë me marrëdhëniet e punësimit të zyrtarëve publikë;
  5. Miratimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të programeve të trajnimit për nëpunësit civil;
  6. Së bashku me Ministrinë e Financave përfaqësimi i Qeverisë në negociatat dhe konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës të zyrtarëve publikë me sindikatat dhe me përfaqësuesit e zyrtarëve publikë;
  7. Të kërkojë dhe të marrë nga institucionet e Republikës së Kosovës çdo informacion të nevojshëm për përmbushjen e përgjegjësive të tyre;
  8. Inspektimi i çdo dosje apo dokumenti lidhur me një vendimmarrje mbi marrëdhëniet e punës të zyrtarëve publikë në institucionet e administratës shtetërore;
  9. Administrimi dhe mirëmbajtja e Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ);
  10. Mbështetja dhe sigurimi i këshillimeve të institucioneve në zbatimin e ligjit për zyrtarët publikë;
  11. Përgatitja e udhëzimeve të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar të legjislacionit për zyrtarët publikë;
  12. Hartimi i politikave për angazhimin e praktikantëve në administratën publike;
  13. Hartimi i planit të përgjithshëm të personelit;
  14. Organizimi i procedurave të pranimit në pajtim me ligjin për zyrtarët publikë;
  15. Hartimi i raportit vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore;
  16. Përgatitja dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe standardeve për strukturat funksionale dhe organikat e institucioneve shtetërore dhe institucioneve të pavarura;
  17. Dhënia e pëlqimit për organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, ndërsa për organizimin e brendshëm për agjencitë rregullatore dhe të pavarura dhënia e mendimit.
  18. Me kërkesë të institucioneve tjera shtetërore, dhënia e mendimit këshillimor për organizimin e brendshëm të tyre;
  19. Ushtrimi i çdo kompetence të dhënë me ligj.

 

 

Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë përbëhet prej këtyre divizioneve:

  1. Divizioni i Politikave të Pagave dhe Zhvillimit të Strukturave Funksionale;
  2. Divizioni i Politikave të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Kapaciteteve në Administratë Publike;
  3. Divizioni i Zhvillimit të Rekrutimit dhe Inspektimit;
  4. Divizioni për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve Njerëzore.

 

 

 

Qëndrim Bytyqi

zv. Drejtor i Departamentit / Acting Head of Department

 

Tek +383 38 200 60 700;

 Mail: qendrim.bytyqi@rks-gov.net

 Adresa:  Ndërtesa e Qeverisë, Luan Haradinaj, Ndërtesa e ish Rilindjes, Prishtinë, Zyra 125