Detyrat
dhe përgjegjësitë e Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë janë:
- Përgatitja
dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave për zyrtarët publikë;
-
Mbikëqyrja
dhe zbatimi i legjislacionit për zyrtarët publikë në institucionet e
administratës shtetërore;
- Përgatitja dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave për paga për zyrtarët publikë dhe funksionarët publikë;
-
Përgatitja
e opinioneve për çdo projekt- akt të propozuar nga institucionet e tjera, që ka
të bëjë me marrëdhëniet e punësimit të zyrtarëve publikë;
-
Miratimi
dhe mbikëqyrja e zbatimit të programeve të trajnimit për nëpunësit civil;
-
Së
bashku me Ministrinë e Financave përfaqësimi i Qeverisë në negociatat dhe
konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës të zyrtarëve publikë me
sindikatat dhe me përfaqësuesit e zyrtarëve publikë;
-
Të
kërkojë dhe të marrë nga institucionet e Republikës së Kosovës çdo informacion
të nevojshëm për përmbushjen e përgjegjësive të tyre;
-
Inspektimi
i çdo dosje apo dokumenti lidhur me një vendimmarrje mbi marrëdhëniet e punës
të zyrtarëve publikë në institucionet e administratës shtetërore;
-
Administrimi
dhe mirëmbajtja e Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
(SIMBNJ);
-
Mbështetja
dhe sigurimi i këshillimeve të institucioneve në zbatimin e ligjit për zyrtarët
publikë;
-
Përgatitja
e udhëzimeve të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar
të legjislacionit për zyrtarët publikë;
-
Hartimi
i politikave për angazhimin e praktikantëve në administratën publike;
-
Hartimi
i planit të përgjithshëm të personelit;
-
Organizimi
i procedurave të pranimit në pajtim me ligjin për zyrtarët publikë;
-
Hartimi
i raportit vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore;
-
Përgatitja
dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe standardeve për strukturat
funksionale dhe organikat e institucioneve shtetërore dhe institucioneve të
pavarura;
-
Dhënia
e pëlqimit për organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës
shtetërore, ndërsa për organizimin e brendshëm për agjencitë rregullatore dhe
të pavarura dhënia e mendimit.
-
Me
kërkesë të institucioneve tjera shtetërore, dhënia e mendimit këshillimor për
organizimin e brendshëm të tyre;
-
Ushtrimi
i çdo kompetence të dhënë me ligj.
Departamentit
për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë përbëhet prej këtyre divizioneve:
- Divizioni
i Politikave të Pagave dhe Zhvillimit të Strukturave Funksionale;
-
Divizioni
i Politikave të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Kapaciteteve në
Administratë Publike;
-
Divizioni
i Zhvillimit të Rekrutimit dhe Inspektimit;
-
Divizioni
për Administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Burimeve
Njerëzore.
Qëndrim Bytyqi
zv. Drejtor i Departamentit / Acting Head of Department
Tek +383 38 200 60
700;
Mail: qendrim.bytyqi@rks-gov.net
Adresa: Ndërtesa
e Qeverisë, Luan Haradinaj, Ndërtesa e ish Rilindjes, Prishtinë, Zyra 125