Komunikatë për media
Prishtinë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo fushatë synon vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë. Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.
Ju urojmë mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës!