dhëzues Informues mbi Procedurën e Aplikimit për Ri-Fitim të
Shtetësisë
Titulli: Dokumentet për Ri-Fitim të Shtetësisë
Parashtrimi i kërkesave për ri-fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e të cilës parashtruesi ka vendbanimin (formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile).
Në rast se parashtruesi ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund të parashtrohet në përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart). (formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në përfaqësinë diplomatike ose konsullore).
Dokumentet e Nevojshme për Ri-Fitimin e Shtetësisë së Kosovës për Personat e Moshës Madhore:
Dokumentet e Nevojshme për Personat nën Moshën 18 Vjeçare:
Afati për Shqyrtimin e Kërkesës:
Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimit të kërkesës, nxjerr vendim brenda afatit ligjor prej 180 ditësh.
Udhëzime Shtesë:
Përfundimi i Procedurës:
Pas tërheqjes së vendimit, palët janë të obliguara të paraqesin vendimin në Zyrën e Gjendjes Civile ku parashtruesi ka vendbanimin, ose në përfaqësinë diplomatike ose konsullore për të përfunduar procedurën e regjistrimit në regjistrin e shtetasve. Pas regjistrimit, pala mund të aplikojë për letërnjoftim dhe pasaportë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit.
Udhëzues Informues mbi Procedurën e Aplikimit për Fitimin e Shtetësisë si Pjesëtar i Diasporës, sipas nenit 16
Pjesëtar i diasporës i Republikës së Kosovës konsiderohet çdo person që ka qëndrim të ligjshëm jashtë Republikës së Kosovës, por që dëshmon se ka lindur në Kosovë dhe ka lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike me Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, pjesëtar i diasporës konsiderohet çdo pasardhës brenda një gjenerate i personit të përmendur më sipër, i cili dëshmon se mban lidhje familjare me Republikën e Kosovës.
Titulli: Dokumentet për fitimin e shtetësisë si pjesëtar i diasporës
Parashtrimi i kërkesës për fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e të cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Në rast se parashtruesi ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund të parashtrohet në përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart). Formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në përfaqësinë diplomatike ose konsullore.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë për personat e moshës madhore
Dokumentet e nevojshme për lidhje të ngushta ekonomike dhe familjare
Lidhjet familjare:
Lidhjet ekonomike:
Në rast kur pasardhësi i drejtpërdrejtë është fëmijë i mitur dhe njëri nga prindërit ka shtetësinë e Republikës së Kosovës
Informata shtesë
Udhëzime shtesë
Përfundimi i procedurës
Pas tërheqjes së vendimit, palët paraqesin vendimin në Zyrën e Gjendjes Civile ose përfaqësinë diplomatike/konsullore për regjistrim në Regjistrin e Shtetasve. Pas regjistrimit, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Qendrat për Pajisje me Dokumente në gjithë territorin e Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit.
Shënim përfundimtar
Ky udhëzues është hartuar për të lehtësuar qasjen në procedurat e sigurimit të dokumentacionit dhe aplikimit për shtetësi, sipas Ligjit për Shtetësi dhe Udhëzimit Administrativ 05/2020.
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 14 vjeçare.
Kërkese duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Titulli: Dokumentet për fitimin e shtetësisë me natyralizim përmes bashkëshortit/es
Parashtrimi i kërkesës për fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari i aplikimit (Shtojca 1) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Në rast se parashtruesi ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund të parashtrohet në përfaqësinë më të afërt diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, Mynih dhe Stuttgart). Formulari i aplikimit (Shtojca 1) gjendet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore përkatëse.
1. Kërkesa për fitimin e shtetësisë, e plotësuar në formularin për aplikim (Shtojca 1), i cili gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile ose në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
2. Certifikata e lindjes dhe certifikata e martesës, e cila dëshmon së paku tri (3) vite martesë të vlefshme me shtetasin e Republikës së Kosovës.
3. Kopje e dokumentit të vlefshëm të identifikimit me fotografi, në të cilin të dhënat janë qartë të lexueshme (letërnjoftim ose pasaportë).
4. Dëshmi për leje qëndrimi të përkohshme dhe të vazhdueshme, për së paku një (1) vit para parashtrimit të kërkesës. Leja e qëndrimit duhet të jetë e pandërprerë, pa shkëputje, për t’u llogaritur qëndrimi njëvjeçar i vazhdueshëm.
5. Dëshmi për banim të përshtatshëm për parashtruesin e kërkesës dhe vartësit e tij/saj (certifikatë pronësie ose kontratë qiraje, sipas normave në fuqi).
6. Dëshmi që ndaj parashtruesit nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe se nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga gjykatat e Republikës së Kosovës.
7. Dëshmi që ndaj parashtruesit nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe se nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga organi kompetent i shtetit, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës, si dhe nga shteti ku ka pasur vendbanimin e fundit. Ky dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se gjashtë (6) muaj. (Në shtetin prej nga është shtetas dhe nga shteti në të cilin e ka pas vendbanimin e fundit).
8. Dëshmi se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat sociale (lëshohet nga Qendra për Punë Sociale në komunën përkatëse).
9. Deklaratë nën betim me shkrim, me të cilën parashtruesi pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës (Shtojca 3), e cila gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile ose në përfaqësinë diplomatike apo konsullore.
· Pas shqyrtimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e lartcekur nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, dhe nëse pala i plotëson kriteret e përcaktuara, parashtruesi i kërkesës njoftohet se duhet t’i nënshtrohet testit të integrimit. Testi përmban pyetje që lidhen me njohuritë rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës dhe zhvillohet në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Testi organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht nga departamenti/komisioni kompetent për integrimin e të huajve.
· Të gjitha dokumentet që ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
· Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona Shëngen, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Afati për shqyrtimin e kërkesës
Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimit të kërkesës së plotë, nxjerr vendim brenda afatit ligjor prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditësh.
Udhëzime shtesë
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në Zyrën Komunale të Gjendjes Civile, vendimi për (ri)fitimin e shtetësisë tërhiqet në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Prishtinë, Rruga Luan Haradinaj, pa numër, ish-ambulanca e UNMIK-ut, zyra nr. 9.
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në përfaqësitë diplomatike ose konsullore, vendimi për fitimin e shtetësisë tërhiqet në të njëjtën përfaqësi ku është bërë aplikimi.
• Taksa administrative caktohet me vendim të ministrit kompetent.
• Në rast se aplikimi bëhet përmes përfaqësive diplomatike ose konsullore, zbatohet taksa shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Përfundimi i procedurës
Pas tërheqjes së vendimit, palët janë të obliguara që vendimin ta paraqesin në Zyrën e Gjendjes Civile ku parashtruesi ka vendbanimin, ose në përfaqësinë diplomatike apo konsullore, me qëllim të përfundimit të procedurës së regjistrimit në Regjistrin e Shtetasve.
Pas regjistrimit, pala mund të aplikojë për letërnjoftim dhe pasaportë në Qendrën për Pajisje me Dokumente, në cilëndo komunë të Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit.
Qëllimi i udhëzuesit
Ky udhëzues është hartuar me qëllim të lehtësimit të qasjes në procedurën e sigurimit të dokumentacionit dhe të aplikimit për fitimin e shtetësisë. Të gjitha dëshmitë dhe procedurat e përfshira janë të përcaktuara dhe të miratuara në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe Udhëzimet Administrative në fuqi.
Udhëzues Informues mbi Procedurën e Aplikimit për Fitimin e Shtetësisë me Status të Refugjatit, sipas nenit 15
Titulli: Dokumentet për fitimin e shtetësisë me status të refugjatit
Parashtrimi i kërkesës për fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari për aplikim (Shtojca 4) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës për personat madhorë me status të refugjatit:
Informata shtesë
• Pas shqyrtimit të kërkesës me dokumentacionin e lartcekur nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, dhe nëse pala i plotëson kriteret e përcaktuara, personi njoftohet se duhet t’i nënshtrohet testit të integrimit. Testi përmban pyetje që lidhen me njohuritë rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës dhe zhvillohet në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Testi organizohet nga MPB – Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve, përkatësisht nga komisioni përkatës.
• Të gjitha dokumentet që dorëzon parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
• Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona e Shengenit, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese.
Natyralizimi i anëtarëve të familjes së personit me status të refugjatit
Fëmijët:
Bashkëshortët:
Afati për shqyrtimin e kërkesës
Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimit të kërkesës, nxjerr vendim brenda afatit ligjor prej 180 ditësh.
Udhëzime shtesë
• Kur kërkesa parashtrohet në Zyrën
Komunale të Gjendjes Civile, vendimi tërhiqet në MPB – Prishtinë, Rruga Luan
Haradinaj, pa numër, ish-Ambulanca e UNMIK-ut, zyra nr. 9.
• Kur kërkesa parashtrohet në përfaqësi diplomatike ose konsullore, vendimi
tërhiqet në të njëjtën përfaqësi.
• Taksa administrative caktohet
me vendim të ministrit përkatës.
• Në rast të aplikimit në misionet diplomatike dhe konsullore, aplikohet taksa shtetërore e MPJD-së.
Përfundimi i procedurës
Pas tërheqjes së vendimit, palët janë të obliguara ta paraqesin vendimin në Zyrën e Gjendjes Civile ose në përfaqësinë diplomatike apo konsullore, për regjistrim në Regjistrin e Shtetasve. Pas regjistrimit, pala mund të aplikojë për letërnjoftim dhe pasaportë në cilëndo Qendër për Pajisje me Dokumente në territorin e Republikës së Kosovës.
Shënim përfundimtar
Këta udhëzues janë hartuar me qëllim të lehtësimit të qasjes në procedurat e sigurimit të dokumentacionit dhe aplikimit për shtetësi. Të gjitha dëshmitë janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Shtetësinë dhe Udhëzimin Administrativ nr. 06/2020.
(Mund të shtohet kodi QR sipas nevojës.)
Udhëzues Informues mbi Procedurën e Aplikimit për Fitimin e Shtetësisë së Personit me Status të Personit pa Shtetësi, sipas nenit 15
Titulli: Dokumentet për fitimin e shtetësisë së personit me status të personit pa shtetësi, sipas UA nr. 06/2020
Parashtrimi i kërkesës për fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari për aplikim (Shtojca 4) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës për personin me status të personit pa shtetësi:
· Pas shqyrtimit të kërkesës, së bashku me dokumentacionin e lartcekur, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, dhe nëse pala i plotëson kriteret e përcaktuara, personi njoftohet se duhet t’i nënshtrohet testit të integrimit. Testi përmban pyetje adekuate që lidhen me njohuritë rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës dhe zhvillohet në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Testi organizohet nga MPB – Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve, përkatësisht nga komisioni përkatës.
· Të gjitha dokumentet që dorëzon parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
· Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona e Shengenit, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese.
Natyralizimi i anëtarëve të familjes së personit me status të personit pa shtetësi
Fëmijët:
Bashkëshortët:
Informata shtesë
• Pas shqyrtimit të kërkesës me dokumentacionin e lartcekur nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, dhe nëse pala i plotëson kriteret e përcaktuara, personi njoftohet se duhet t’i nënshtrohet testit të integrimit. Testi përmban pyetje që lidhen me njohuritë rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës dhe zhvillohet në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Testi organizohet nga MPB – Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve, përkatësisht nga komisioni përkatës.
• Të gjitha dokumentet që dorëzon parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
• Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona e Shengenit, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese.
Afati për shqyrtimin e kërkesës
Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimit të kërkesës, nxjerr vendim brenda afatit ligjor prej 180 ditësh.
Udhëzime shtesë
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në Zyrën Komunale të Gjendjes Civile, vendimi për ri-fitimin e shtetësisë tërhiqet në MPB – Prishtinë, Rruga Luan Haradinaj, pa numër, ish-Ambulanca e UNMIK-ut, zyra nr. 9.
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në përfaqësitë diplomatike ose konsullore, vendimi për fitimin e shtetësisë tërhiqet në të njëjtën përfaqësi.
• Taksa administrative caktohet me vendim të ministrit përkatës.
• Në rast se aplikimi parashtrohet në misionet diplomatike dhe konsullore, aplikohet taksa shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Përfundimi i procedurës
Pas tërheqjes së vendimit, palët janë të obliguara ta paraqesin vendimin në Zyrën e Gjendjes Civile ku parashtruesi ka vendbanimin, ose në përfaqësinë diplomatike apo konsullore, me qëllim të përfundimit të procedurës së regjistrimit në Regjistrin e Shtetasve.
Pas regjistrimit, pala mund të aplikojë për letërnjoftim dhe pasaportë në cilëndo Qendër për Pajisje me Dokumente në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit.
Shënim përfundimtar
Këta udhëzues janë hartuar me qëllim të lehtësimit të qasjes në procedurat e sigurimit të dokumentacionit dhe të aplikimit për shtetësi. Të gjitha dëshmitë e kërkuara janë të përcaktuara dhe të miratuara në bazë të Ligjit për Shtetësinë dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2020.
(Mund të shtohet kodi QR sipas nevojës.)
Udhëzues Informues mbi Procedurën e Aplikimit për Fitimin e Shtetësisë me Qëndrim të Përhershëm sipas nenit 10
Titulli: Dokumentet për fitimin e shtetësisë me qëndrim të përhershëm
Parashtrimi i kërkesës për fitimin e shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi ka vendbanimin. Formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile.
Në rast se parashtruesi ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund të parashtrohet në përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart). Formulari për aplikim (Shtojca 1) gjendet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës me qëndrim të përhershëm për personat e moshës madhore:
· Pas shqyrtimit të kërkesës me dokumentacionin e lartcekur nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, dhe nëse pala i plotëson kriteret e parapara, personi njoftohet se duhet t’i nënshtrohet testit të integrimit, i cili përmban pyetje adekuate që kanë të bëjnë me njohuritë rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës. Testi zhvillohet në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe organizohet nga MPB – Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve, përkatësisht nga komisioni përkatës.
· Të gjitha dokumentet që dorëzon parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
· Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona e Shengenit, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese.
1. Kërkesa për aplikim (formulari – Shtojca 1, i cili gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile ose në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore; kërkesa parashtrohet në emër të njërit prej prindërve).
2. Certifikata e lindjes së fëmijës.
3. Kopja e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi, në të cilën fotografia duket qartë (kopje e pasaportës ose letërnjoftimit, nëse posedon).
4. Dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për të dy prindërit (kopje e pasaportës ose letërnjoftimit të secilit prind).
5. Pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri, me të cilin prindërit pajtohen që fëmija të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës.
6. Pëlqimi me shkrim i fëmijës, për moshën nga 14 deri në 18 vjeç (formulari gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile ose në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore – Shtojca 2).
Shënime:
• Të gjitha dokumentet që dorëzon parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes i autorizuar.
• Në rast se dokumentet nuk janë të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, zona e Shengenit, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Republika e Shqipërisë, ato duhet të jenë të pajisura me vulë apostile ose me vulë verifikuese.
Afati për shqyrtimin e kërkesës
Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimit të kërkesës, nxjerr vendim brenda afatit ligjor prej 180 ditësh.
Udhëzime shtesë
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në Zyrën Komunale të Gjendjes Civile, vendimi për ri-fitimin e shtetësisë tërhiqet në MPB – Prishtinë, Rruga Luan Haradinaj, pa numër, ish-Ambulanca e UNMIK-ut, zyra nr. 9.
• Në rastet kur kërkesat parashtrohen në përfaqësitë diplomatike ose konsullore, vendimi për fitimin e shtetësisë tërhiqet në të njëjtën përfaqësi.
• Taksa administrative caktohet me vendim të ministrit përkatës.
• Në rast se aplikimi parashtrohet në misionet diplomatike dhe konsullore, aplikohet taksa shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Përfundimi i procedurës
Pas tërheqjes së vendimit, palët janë të obliguara ta paraqesin vendimin në Zyrën e Gjendjes Civile ku parashtruesi ka vendbanimin, ose në përfaqësinë diplomatike apo konsullore, me qëllim të përfundimit të procedurës së regjistrimit në Regjistrin e Shtetasve.
Pas regjistrimit, pala mund të aplikojë për letërnjoftim dhe pasaportë në cilëndo Qendër për Pajisje me Dokumente në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit.
Shënim përfundimtar
Këta udhëzues janë hartuar me qëllim të lehtësimit të qasjes në procedurën e sigurimit të dokumentacionit dhe në procedurën e aplikimit. Të gjitha dëshmitë e kërkuara janë të përcaktuara dhe të miratuara në bazë të Ligjit për Shtetësinë dhe Udhëzimit Administrativ nr. 05/2020.