Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Jozsef Bencze
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Jozsef Bencze.
Në këtë takim ambasadori Bencze e përgëzoi ministrin Sveçla për detyren e tij të re dhe u shpreh i gatëshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.
Në fund të takimit Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.