Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Davenport dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të saj.

Ndërsa, Ambasadori Davenport uroi ministrin Sveçla për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe theksoi përkushtimin e tij në avancimin e bashkëpunimit të mirë të dy institucioneve.

Ambasadori Davenport u zotua se Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë MPB-në në prioritetet e saj në sundimin e rendit dhe ligjit.


Skedarët për shkarkim