Zëvendësministri Dobra po merr pjesë në konferencën IASIA në Manila të Filipineve
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, po merr pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës ( International Association of Schools and Institutes of Administration – IASIA), rrjeti më i madh në botë i shkollave të administratës, konferencë që po mbahet në Manila të Filipineve.
Në këtë konferencë, Zëvendësministri Dobra theksoi se reforma dhe modernizimi i administratës publike janë elemente kyçe në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar është mjet që e përshpejton këtë reformë.
Republika e Kosovës përmes MPB-së dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike – IKAP, është anëtare e IASIA dhe Zëvendësministri Dobra, njëherit anëtar i Bordit menaxhues dhe zëvendës president për bashkëpunim ndërkombëtar i IASIA, morri pjesë në mbledhjen e Bordit menaxhues ku u diskutuan të arriturat nga fillimi i vitit, sfidat dhe planet për muajt në vijim.
Para takimit të Bordit, u mbajt një seancë ku u këmbyen memorandumet e bashkëpunimit në mes të Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe University of La Verne – College of Law and Public Service - Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, memorandum që fokusohet në këmbim të njohurive, përvojave, organizimit të përbashkët të trajnimeve dhe paneleve në konferenca shkencore në mes dy institucioneve.
The University of La Verne është i themeluar në vitin 1891, me mbi 50 programe bachelor dhe mbi 20 programe master dhe 5 programe doktorate.
Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga mbi 60 shtete.