Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës
Prishtinë
Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL) kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efikasitetit në realizimin e mandatit të tyre. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i ARC-së, z. Jetmir Haziri, dhe Drejtori i IKKL-së, z. Atdhe Hetemi.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një kornize të qëndrueshme dhe të strukturuar bashkëpunimi, përmes së cilës Agjencia e Regjistrimit Civil do të ofrojë mbështetje institucionale për Institutin.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet edhe qasja në të dhënat relevante të Agjencisë së Regjistrimit Civil, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Nënshkrimi i këtij memorandumi përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe do të kontribuojë në dokumentimin e saktë dhe gjithëpërfshirës të proceseve në fushëveprimtarinë e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës.