Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Ambasadori Rudolph e uroi ministrin Sveçla me rastin e riemërimit të tij në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, duke shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi Ambasadorin lidhur me prioritetet e tij në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se rezultatet e arritura deri më tani janë edhe falë mbështetjes së vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Takimi u fokusua në mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efikasitetit të mekanizmave përkatës.

Nga ana e tij, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe vendin tonë.