Komunikatë për media
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, znj. Anu Prattipati
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mirëpriti sot në zyrën e tij të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Ministri Sveçla e informoi znj. Prattipati me prioritetet e mandatit të ri qeverisës dhe për rezultatet e arritura deri më tani në fushën e sigurisë.
Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.