Leje-qëndrim i përkohshëm për të huajt


-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar

  1. Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Certifikatën e martesës, certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve; në rastet e adoptimit dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë;
  3. Dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori;
  4. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
  5. Dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  6. Dëshminë që nuk është i dënuar, e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  7. Sigurimin shëndetësor;
  8. Të mos ketë ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës;
  9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr. 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë i përbashkët.

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të punës

  1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Kontratën e punës, sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës, përjashtimisht kontrata e punës nuk kërkohet për të huajin i cili është pronar i biznesit;
  3. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare apo kontratës së punës;
  4. Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  5. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin;
  6. Dëshminë mbi arsimimin, kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit , (origjinali ose kopje e vërtetuar te noteri), dhe e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, përjashtimisht ky kusht nuk kërkohet për shtetasin e huaj i cili është pronar i biznesit;
  7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
  8. Sigurimin shëndetësor;
  9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit parauniversitar

 

1.      Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

2.      Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës;

3.      Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës, të noterizuar ose të vërtetuar nga gjykata;;

4.      Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë; në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;

5.      Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

6.      Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

7.      Sigurimin shëndetësor;

8.      Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor

  1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës;
  3. Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër e vërtetuar nga noteri, me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë;
  4. Dëshminë për akomodimin, adresa e saktë e vendbanimit.;
  5. Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  6. Sigurimin shëndetësor;
  7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
  8. Dëshminë për rastet kur kemi të bëjmë më shkëmbim të studenteve dhe lëvizshmërisë së të rinjve apo dëshminë për praktikën e autorizuar nga organizata, apo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërmjet universiteteve, siç është përcaktuar në nenin 57 nën paragrafin 1.2 dhe 1.3 të Ligjit për të Huajt;

Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet si më lartë, si dhe kushtet tjera si në vijim:

·         Ftesën nga institucioni i licencuar në Republikën e Kosovës;

·         Marrëveshjen, e cila duhet të përmbajë:

o   titullin ose qëllimin e veprimtarisë kërkimore ose të zonës së hulumtimit;

o   obligimet e shtetasit të vendit të tretë që të përpiqet që t’i përfundojë aktivitetet kërkimore;

o   obligimet e organizatës hulumtuese që të jetë mikpritëse e shtetasit të vendit të tretë me qëllim të kompletimit të veprimtarisë kërkuese;

o   datën e fillimit dhe përfundimit ose kohëzgjatjen e parashikuar të aktivitetit kërkimor

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR VAZHDIM TË LEJEQËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM

 

Të huajt të cilët aplikojnë për vazhdim të lejeqëndrimit të përkohshëm dhe nuk e ndërrojnë qëllimin e aplikimit paraprak, duhet t'i paraqesin dokumentet si në vijim:

 

1.      Dokument i vlefshëm udhëtimi;

2.      Dëshmi që posedon mjete financiare të mjaftueshme për jetesë;

3.      Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;

4.      Sigurimin shëndetësor;

 

SQARIM – Kërkesa për vazhdimin e lejeqëndrimit të përkohshëm duhet të paraqitet brenda 30-ditëve para skadimit të lejeqëndrimit të përkohshëm.

 

 

 

Taksat për leje qëndrim të përkohshëm janë:


Për qëllim pune                         50 Euro
Për bashkim familjar                 30 Euro

Për qëllim studimi                     10 Euro
Për humbje dëmtim                   10 Euro

 

 


  1. Të ketë pesë ( 5 ) vite qëndrim të përkohshëm pa ndërprerë në Republikën e Kosovës, përjashtimisht në rastet e lejeqëndrimit të përhershëm të ribashkimit familjarë me martesë ose me bashkëjetesë, qëndrimi i pandërprerë kërkohet të jetë 3 vite;
  2. Personit të mitur me qëndrim te përkohshëm në Republikën e Kosovës i lejohet qëndrimi i përhershëm nëse njeri nga prindërit është i huaj me leje qëndrim te përhershëm me pëlqimin e prindit tjetër.
  3. Të ketë njohuri elementare të njërës nga gjuhët zyrtare në shkrim, njohuri për kulturën dhe rregullimin shoqëror të Republikës së Kosovës, e cila vërtetohet nga testi me shkrim, që organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

SQARIM: Njohja e gjuhës nuk kërkohet për fëmijët parashkollor; persona që kanë përfunduar arsimin fillor, të mesëm apo të lartë në Republikën e Kosovës; personat më të vjetër se 65 vjet nëse nuk janë të punësuar, dhe të huajt që e kanë gjuhë amtare njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEJE QËNDRIM TË PËRHERSHËM

  1. Dokument të vlefshëm udhëtimi;
  2. Certifikatën që nuk është i dënuar nga Gjykata e Republikës së Kosovës;
  3. Dëshmia për lidhjen e martesës;
  4. Dëshmi për mjetet financiare për jetesë;
  5. Sigurim shëndetësor;
  6. Dëshmi për banimin e siguruar;

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEJE QËNDRIM TË PËRHERSHËM ME LIRIM NGA SHTETËSIA E RKS

 

1.      Dokumenttëvlefshëmudhëtimi;

2.      Dëshminëqënukështënënhetime,e lëshuar nga organi kompetent i shtetit, shtetasitëcilitështëihuajiapongashteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërënngagjuhëtzyrtaretëRepublikëssë Kosovës.

3.      Vendimi për lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës,

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR VAZHDIM ID KARTELËS SË LEJEQËNDRIMIT TË PËRHERSHËM

 

1.      Pasaportënvalide;

2.      Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;

3.      Sigurimin shëndetësor;

4.      Vërtetimin për adresën e vendbanimit.

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEJE QËNDRIM TË PËRHERSHËM NË RRETHANA TË JASHTËZAKONSHME

 

Sqarim: Ky lloj i lejeqëndrimit i lëshohet të huajit i ka jetuar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite para vitit 2019 dhe nuk e ka të rregulluar statusin legal të qëndrimit dhe nuk mund të pajiset me dokumentet e nevojshme nga shteti i origjinës, për tu pajisur me lejeqëndrim të rregullt në Republikën e Kosovës, dhe duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:

 

1.      Dokument personal me fotografi  qoftë edhe i skaduar (pasaportë, letërnjoftim, patentë shoferi, certifikatë e lindjes me fotografi, ose çfarëdo dokumenti tjetër me fotografi që e dëshmon identitetin e të huajit);

2.      Certifikatë të lindjes;

3.      Dëshminë që nuk është i dënuar për vepër penale, e lëshuar nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

 

Si dhe të paktën tre (3) nga dokumentet e listuara më poshtë:

 

1.      Vërtetimin që është duke vijuar shkollimin, sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës;

2.      Certifikatë/diplomë për përfundimin ose ndjekjen e shkollimit, studimeve, sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës;

3.      Dokument/dëshmi për bashkëjetesën,

4.      Certifikatën e martesës;

5.      Deklaratat e dëshmitarëve të vërtetuara nga noteri (për bashkëjetesën);

6.      Kontratën e punës;

7.      Pagesat e obligimeve komunale (kur faturat e obligimeve janë në emër të tjetërkujt dëshminë për lidhjen me atë person);

8.      Faturat për pagesat e energjisë elektrike, ujit, apo mbeturinave (kur faturat e obligimeve janë në emër të tjetërkujt paraqit dëshminë për lidhjen dhe jetesën në bashkësi familjare me atë person);

9.      Certifikatë pronësie të paluajtshme në emër personal (kur certifikata është  në emër të tjetërkujt paraqit dëshminë për lidhjen dhe jetesën në bashkësi familjare me atë person);

10.  Kontrata për shit-blerjen e pronës (kur certifikata është  në emër të tjetërkujt paraqit dëshminë për lidhjen dhe jetesën në bashkësi familjare me atë person);

11.  Certifikata e biznesit;

 

Taksat për leje qëndrim të përhershëm janë:


Për qëllim pune                                 100 Euro
Për bashkim familjar                         70 Euro

Me lirim nga shtetësia                       50 Euro

Rrethana të jashtëzakonshme            50 Euro
Për humbje dëmtim dhe përsëritje    10 Euro

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQENDRIM TË PËRHERSHËM

 

Nr

Dokumenti

 

Vërejtje

01.

Pasaporta valide

 

02.

Certifikatën që nuk është i dënuar nga Gjykata e Republikës së Kosovës;

 

03.

Dëshmia për lidhjen e martesës (për rastet e bashkimit familjar)

 

04.

Dëshmi për mjetet financiare për jetesë;

 

05.

Sigurim shëndetësor;

 

06.

Dëshmi për banimin e siguruar;

 

 

 

 

_____________________________                                                      __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                     (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQENDRIM TË PËRHERSHËM ME LIRIM NGA SHTETËSIA E RKS

 

 

Nr

Dokumenti

 

Vërejtje

01.

Dokumenttëvlefshëmudhëtimi

 

02.

Dëshminëqënukështënënhetime,e lëshuar nga organi kompetent i shtetit, shtetasitëcilitështëihuajiapongashteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërënngagjuhëtzyrtaretëRepublikëssë Kosovës.

 

03.

Vendimi për lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës,

 

 

 

 

 

_____________________________                                                      __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                     (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR VAZHDIMIN E ID KARTELËS SË LEJEQËNDRIMIT TË PËRHERSHËM

 

 

Nr

Dokumenti

 

Vërejtje

01.

Pasaportënvalide;

 

 

02.

Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;

 

03.

Sigurimin shëndetësor;

 

04.

Vërtetimin për adresën e vendbanimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

_____________________________                                                      __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                     (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 


DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQËNDRIM ME QËLLIM TË RIBASHKIMIT FAMILJAR

 

Nr

Dokumenti

 


Vërejtje

01.

Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

 


02.

Certifikatën e martesës, certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve; në rastet e adoptimit dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë;

 


03.

Dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori

 


04.

Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;

 


05.

Dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

 


06.

Dëshminë që nuk është i dënuar e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

 


07.

Sigurimin shëndetësor;

 


08.

Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

 


 

 

 

_____________________________                                                    __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                      (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQËNDRIM ME QËLLIM TË PUNËS

Nr.

Dokumentet

 


Vërejtje

01.

Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

 


02.

Kontratën e punës, sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës, përjashtimisht kontrata e punës nuk kërkohet për të huajin i cili është pronar i biznesit;

 


03.

Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare apo kontratës së punës

 


04.

Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

 


05.

Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informata mbi biznesin

 


06.

Dëshminë mbi arsimimin, kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit, (origjinali ose kopje e vërtetuar te noteri) dhe e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës (përjashtimisht ky kusht nuk kërkohet për shtetasin e huaj i cili është pronar i biznesit;)

 


07.

Sigurimin shëndetësor;

 


08.

Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie

 


 

 

 

 

_____________________________                                                    __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                      (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQËNDRIM ME QËLLIM TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

 

Nr

Dokumenti

 

 


Vërejtje

01.

Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

 


02.

Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion të akredituar arsimor në Republikën e Kosovës;

 


03.

Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës, të noterizuar ose të vërtetuar nga gjykata;

 


04.

Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë. Në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;

 


05.

Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

 


06.

Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

 


07.

Sigurimin shëndetësor;

 


 

 

 

_____________________________                                                    __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                      (Nënshkrimi i personit zyrtar)

 

 

 

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS PËR LEJEQËNDRIM ME QËLLIM TË ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Nr.

Dokumenti

 


Vërejtje

01.

Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

 


02.

Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion të arsimit të lartë i arkedituar në Republikën e Kosovës;

 


03.

Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër e vërtetuar nga noteri, me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë;

 


04.

Dëshminë për akomodimin, adresa e saktë e vendbanimit.;

 


05.

Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës

 


06.

Sigurimin shëndetësor;

 


08.

Dëshminë për rastet kur kemi të bëjmë më shkëmbim të studenteve dhe lëvizshmërisë së të rinjve apo dëshminë për praktikën e autorizuar nga organizata, apo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërmjet universiteteve, siç është përcaktuar në nenin 57 nënparagrafin 1.2 dhe 1.3 të Ligjit për të Huajt;

 


Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të dërgohen dokumentet si më lartë, si dhe dokumentet tjera si në vijim:

09.

Ftesën nga institucioni i licencuar në Republikën e Kosovës;

 


10.

Marrëveshjen, e cila duhet të përmbajë

o   titullin ose qëllimin e veprimtarisë kërkimore ose të zonës së hulumtimit;

o   obligimet e shtetasit të vendit të tretë që të përpiqet që t’i përfundojë aktivitetet kërkimore;

o   obligimet e organizatës hulumtuese që të jetë mikëpritëse e shtetasit të vendit të tretë me qëllim të kompletimit të veprimtarisë kërkuese;

o   datën e fillimit dhe përfundimit ose kohëzgjatjen e parashikuar të aktivitetit kërkimor

 


 

 

_____________________________                                                    __________________________

(Nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës)                                                      (Nënshkrimi i personit zyrtar)