Leje-qëndrim i përkohshëm për të huajt

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar

  1. Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Certifikatën e martesës, certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve; në rastet e adoptimit dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë;
  3. Dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori;
  4. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
  5. Dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  6. Dëshminë që nuk është i dënuar, e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  7. Sigurimin shëndetësor;
  8. Të mos ketë ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës;
  9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr. 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë i përbashkët.

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të punës

  1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Kontratën e punës, sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës, përjashtimisht kontrata e punës nuk kërkohet për të huajin i cili është pronar i biznesit;
  3. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare apo kontratës së punës;
  4. Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  5. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin;
  6. Dëshminë mbi arsimimin, kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit , (origjinali ose kopje e vërtetuar te noteri), dhe e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, përjashtimisht ky kusht nuk kërkohet për shtetasin e huaj i cili është pronar i biznesit;
  7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
  8. Sigurimin shëndetësor;
  9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit parauniversitar

 

1.      Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;

2.      Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës;

3.      Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës, të noterizuar ose të vërtetuar nga gjykata;;

4.      Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë; në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;

5.      Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

6.      Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

7.      Sigurimin shëndetësor;

8.      Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;

 

-          Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor

  1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës;
  3. Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër e vërtetuar nga noteri, me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë;
  4. Dëshminë për akomodimin, adresa e saktë e vendbanimit.;
  5. Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  6. Sigurimin shëndetësor;
  7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
  8. Dëshminë për rastet kur kemi të bëjmë më shkëmbim të studenteve dhe lëvizshmërisë së të rinjve apo dëshminë për praktikën e autorizuar nga organizata, apo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërmjet universiteteve, siç është përcaktuar në nenin 57 nën paragrafin 1.2 dhe 1.3 të Ligjit për të Huajt;

Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet si më lartë, si dhe kushtet tjera si në vijim:

·         Ftesën nga institucioni i licencuar në Republikën e Kosovës;

·         Marrëveshjen, e cila duhet të përmbajë:

o   titullin ose qëllimin e veprimtarisë kërkimore ose të zonës së hulumtimit;

o   obligimet e shtetasit të vendit të tretë që të përpiqet që t’i përfundojë aktivitetet kërkimore;

o   obligimet e organizatës hulumtuese që të jetë mikpritëse e shtetasit të vendit të tretë me qëllim të kompletimit të veprimtarisë kërkuese;

o   datën e fillimit dhe përfundimit ose kohëzgjatjen e parashikuar të aktivitetit kërkimor

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR VAZHDIM TË LEJEQËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM

 

Të huajt të cilët aplikojnë për vazhdim të lejeqëndrimit të përkohshëm dhe nuk e ndërrojnë qëllimin e aplikimit paraprak, duhet t'i paraqesin dokumentet si në vijim:

 

1.      Dokument i vlefshëm udhëtimi;

2.      Dëshmi që posedon mjete financiare të mjaftueshme për jetesë;

3.      Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;

4.      Sigurimin shëndetësor;

 

SQARIM – Kërkesa për vazhdimin e lejeqëndrimit të përkohshëm duhet të paraqitet brenda 30-ditëve para skadimit të lejeqëndrimit të përkohshëm.

Taksat për leje qëndrim të përkohshëm janë:


Për qëllim pune                         50 Euro
Për bashkim familjar                 30 Euro

Për qëllim studimi                     10 Euro
Për humbje dëmtim                   10 Euro