Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun dhe Protokoll janë:
1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të Ministrisë;
3. Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të Ministrisë;
5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatit raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike;
6. Kryen detyra profesionale, organizative dhe teknike të protokollit për nevojat e ministrit dhe ministrisë;
7. Propozon, planifikon dhe zbaton aktivitete në lidhje me vizitat dhe udhëtimet zyrtare;
8. Mbledh të dhëna dhe përgatit kalendar të vizitave dhe udhëtimeve;
9. Kujdeset për sigurimin e transportit për delegacionet e huaja;
10. Përgatit dhurata për zyrtarët e huaj;
11. Mban shënime për dhuratat e marra dhe përgatitë listën e dhuratave;
12. Kryen punë të tjera që kanë të bëjnë me vizitat dhe udhëtimet;
13. Përkujdeset për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e ceremonive të veçanta dhe raste të tjera që zhvillohen nga Ministria;
14. Bashkëpunon dhe bashkërendon aktivitetet dhe çështjet tjera protokollare me protokollin e shtetit dhe institucionet tjera;
15. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Behar Haziraj
U.d Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun dhe Protokoll
Tel: + 383 38 200 76 571
Adresa: Rruga "Luan Haradinaj" p.n.